Bashkimi sfidon Prishtinën

Në këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 22-të e TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll, në kuadër të së cilës do të zhvillohen dy ndeshje derbi.
Fillimisht të mërkurën prej orës 19:00 në Prizren, do të zhvillohet ndeshja shumë interesante ndërmjet dy rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Bashkimi, i cili së fundmi është përforcuar edhe me basketbollistin Enes Haxhibulliq, do të mundohet të triumfojë për herë të parë në këtë stinor ndaj Sigal Prishtinës, skuadër kjo e pakalueshme për prizrenasit në këtë edicion.
Po të mërkurën në ora 18:00, në Vushtrri Kosova do të përpiqet ta mposhtë Bambin nga Mitrovica.
Kurse, ndeshja e dytë derbi e kësaj xhiroje do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë, prej orës 19:00, ndërmjet Trepçës, ekip ky që po synon seriozisht ta fitojë titullin e kampionit, dhe Pejës, e cila tani duket të jetë në formë më të mirë.
Në të njëjtën ditë nga ora 19:00, në Gjilan, Drita do të ballafaqohet me Kolegjin EuroSport.
Superliga – Xhiroja e 22-të
E mërkurë
Kosova – Bambi 18:00
Bashkimi – S. Prishtina 19:00
E enjte
Drita – K. EuroSport 19:00
Trepça – Peja 19:00