Madrid, një statujë për Kristiano Ronaldon
Spanjë
Rezidentët që jetojnë pranë “Plaza de Ramales”, një zonë e qetë në perëndim të kryeqytetit spanjoll, pasi u zgjuan në mëngjesin e së hënës, vunë re se në qendër të sheshit ishte vendosur një statujë gjigande e Kristiano Ronaldos. Vepra, e lartë 10 metra, ishte krijuar nga një firmë sportive dhe aty portugezi paraqitej me një top në këmbë. Përgjatë gjithë ditës, “Plaza de Ramales” mbajti emrin “Praça de Ronaldo”. Lojtari është transferuar vetëm gjatë verës te Reali, por ai është shndërruar në idhullin e tifozëve në “Bernabeu”.
#