Bashkitë Socialiste përfitueset më të mëdha të fondit 3 milionë euro për romët
Heshtje e plotë pranë Edi Ramës për fatin e 3 milionë eurove për romët. Shkaku është se Kryetarët e Bashkive socialiste te Korçës, Pogradecit, Fierit, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Sarandës kanë përfituar gjithë paketën e 3 milionë eurove të dhëna nga BE
Pas zhurmës me ngjyra politike për trajtimin e çështjeve të Romëve, Partisë Socialiste i plas në duar bomba me fondet prej 3 milionë euro të dhëna nga BE pushtetit vendor. Janë bashkitë e Korces, Pogradecit, Fierit, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe Sarandës kanë përfituar gjithë paketën e miliona eurove. Pas bërjes publike të faktit në mënyrë publike nga Ambasadori Sequi, ka rënë një heshtje prej varri tek mediat afër PS. Asnjë fjalë për fondet nuk kanë thënë tashmë kryetarët socialistë të njësive vendore si Niko Peleshi, Vangjush Dako, Flamur Bime, Baftjar Zeqo, Adi Shkëmbi, Shpëtim Gjika dhe Stefan Cipa. Heshtje edhe nga selia e PS-së që me sa duket tashmë është kapur mat dhe kryetari Edi Rama ose ka marrë vesh me vonesë që pas kurrizit të tij, të preferuarit vendor kanë përfituar maksimalisht, ose ka qenë në dijeni që në fillim dhe ka ulur kokën edhe ai. Ky është turpi I mjerimit me të cilin luajnë socialistët, kjo është transparenca që do ofrojnë për publikun, këto janë metodat që do përdorin edhe me zhvatjen e fondeve publike dhe këtë shembull do ndjekin në qeverisje. Tashmë nuk kanë ku të fshihen as shoqatat përfituese që në shumicën e tyre dërrmuese janë të majta, OJF të krijuara nën shembullin e Mjaft e që kanë shtënë në dorë me miliona euro për gjoja romët e që kanë ushqyer makinën e propagandës së Partisë Socialiste. Nuk ka pse të mos dyshohet se një pjesë e mirë e fondeve të BE-së të dhënë për romët ka shkuar në xhepat e pronarëve të mediave të rëndësishme pranë Ramës si dhe në xhepat e analistëve që mbrojnë gjoja të drejtat e njeriut. Sigurisht që këtë transparencë nuk do ta bëjë as Rama dhe as njerëzit e tij të vënë me dorën e kryetarit të qeverisin njësitë më të rëndësishme vendore të Shqipërisë dhe nuk pritet as nga kanalet mediatike të Ramës që kjo transparencë të arrijë në veshët e sytë e publikut shqiptar. Ajo që prisnin të gjithë në kampin e majtë, të sulur si egërsirat pas kufomave të dergjura në shtratin e vdekjes, ishin lajmet se paratë i ka marë qeveria, Ministritë, Ministrat e Berishës dhe Kryeministri sigurisht. Por ja që fiaskoja dhe bomba me fondet e BE-së u plasi në dorë pasi janë të majtëtë që zotërojnë në mbi 90% të listës së përfituesve nga milionat e evropianëve. Sigurisht që edhe këta të fundit kanë kusuret e tyre mbi përzgjedhjen e partnerëve shqiptarë, por ka të ngjarë që metodat korruptive të njerëzve të stërvitur nga Rama të jenë kacavirrur edhe në majat e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Këto të fundit duhet të bëjnë transparent lidhjet e tyre me OJF shqiptare që kanë përfituar fondet e mëdha të BE-së dhe të tregojnë për procedurat e tenderimeve që bëjnë për të shpërndarë paratë. Në të kundërt, loja me fondet për romët është një sjellje tragjike dhe e qëllimshme nga ata aktorë që bëjnë sikur interesohen për fatin e komunitetit më vunerabël në vend.