E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata/Komshiq: Ndarja e Bosnjës çon në luftë

18-08-2013 / Gazeta 55

Kryesuesi i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka deklaruar se ndarja e vendit me siguri çon në luftë. “Është budalla ai i cili mendon se ashtu nuk do të jetë nëse ka përpjekje për ndarjen e një pjese të vendit”, tha Komshiq, në intervistën për gazetën sarajevase Osllobogjenje, dhe shtoi se “Mundemi të mos pajtohemi, të kemi mendime të kundërta, por ndarja e vendit çon në luftë dhe për këtë arsye kjo është politikë budallallëqe”. Këtë përgjigjje ai e bëri i pyetur për të treguar se çka do të ndodhë nëse presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodig, me të vërtetë do të provoj ta realizoj idenë e ndarjes së kësaj pjese të Bosnjës, transmeton REL. Mëtutje zoti Komshiq ka porositur se në këtë rast vendin nuk do ta mbronin vetëm boshnjakët, por edhe shumë të tjerë, përfshirë edhe atë personalisht. Ai ka theksuar se askush nuk ka harruar se çka ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë prej vitit 1992 e deri në vitin 1995. Zhelko Komshiq ka vlerësuar se gjendja e përgjithshme në Bosnjë Hercegovinë është brengosëse.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›