E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkitë e PS: Në protestë për autonominë

Tiranë, 3 shkurt, NOA Të zgjedhurit vendor të Partisë Socialiste kanë deklaruar sot se do të nisin protesta në të gjitha njësitë që ata administrojnë, nëse qeveria nuk ndjek politika më të buta përsa i përket autonomisë vendore.

Qëndrimi i kryebashkiakëve të PS-së është bërë publik nga kreu i shoqatës së të zgjedhurve vendor, Artan Shkëmbi, i cili është njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Pogradecit.

Deklarata e të zgjedhurve të PS-së u bë pas takimit që kanë pasur ditën e sotme me kryetarin e PS-së dhe të bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Rritja e nivelit të taksave dhe ulja e buxheteve të bashkive, sipas të zgjedhurve vendorë të PS-së janë shenja të cenimit të autonomisë së pushtetit vendor.

Shkëmbi ka theksuar se qeveria me rritjen e taksave po përpiqet që krizën ekonomike që ka kapur vendin ta faturojë në kurriz të qytetarëve.

"Qeveria Berisha me veprimet e veta anligjore dhe antikushtetuese po cënon gjithnjë e më shumë pushtetin lokal, po përpiqet të importojë krizën ekonomike dhe financiare në buxhetet e bashkive dhe të qytetarëve të bashkive tona", u shpreh Shkëmbi.

Ndërkohë që një pjesë e buxheteve të bashkive socialiste nuk janë miratuar ende.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›