Ndoka: Ruzhdia ka shoqe në Shkodër

Ne tashmë disponojmë informacione se Prokuroret e çështjes, të vënë përballë presionit të gjithanshëm të pushtetit, po e zvarrisin çështjen pafundësisht, duke mos i dhënë asnjë përgjigje për denoncimin e Partisë Demokristiane. Ne kemi informacione se KQZ ka refuzuar të vejë në dispozion të Prokurorëve tri kutitë e votimit të qendrave të denoncuara prej nesh, ku mbahen të mbyllura dëshmitë e pakundërshtueshme për vjedhjen e votës, u shpreh Ndoka.
Ai theksoi se rasti i Ruzhdies ka ndodhur dhe në Shkodër dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto akuza që ka bërë PDK-ja.
Ai ka theksuar se nëse nuk bëhet transparencë për zgjedhjet, PDK-ja do të hyjë në protesta së bashku me opozitën.
PDK-së dhe partive opozitare nuk u mbetet rrugë tjetër vetëm të fillojnë protestat qytetare për të larguar një pushtet që nuk njeh as ligje, as kushtetutë, as institucione dhe as të drejta qytetare dhe njerëzore, u shpreh Ndoka.
m.xh.NOA