E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati finlandez i tregon Metës një barcaletë

Helsinki, 3 Mars, NOA - Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me MPJ Meta, Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Aleksandër Stubb midis të tjerave tha se Shqipëria është një histori suksesi.

Kurse z Meta përmendi faktin se para 20 vjetësh Shqipëria ishte totalisht e izoluar, dhe se tani ajo ka një perspektivë të qartë për anëtarësim në BE.

Në këtë pikë, z.Stubb ka dashur të rrëfejë një barcaletë, kur tha: Nuk mund ti rezistoj tundimit për tju treguar një anektodë.

Dhe me mirësjelljen dhe pranimin edhe të Metës, z.Stubb ka nisur të tregojë barcaletën: Karl Bildt, kur ishte Kryeministër në 1991, mbaj mend që kur u pyet mbi anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Bildt u përgjigj: Nuk e di por një gjë është e sigurt që anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do të ndodhë para Shqipërisë. Dhe ja ku jemi sot pra, përkrah Shqipërisë, si anëtare e NATO-s, - përfundoi anekdotën e tij z.Stubb.

Siç dihet, ende dhe sot, Finlanda nuk është anëtare e NATO-s. Por ajo është pjesë e vendeve partnere të Aleancës Atlantike të Veriut (NATO).

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›