Vesa publikoi "24 orë"

Këngëtarja Vesa Luma, ka publikuar videoklipin e saj të ri, për këngën me titull “24 orë”.
Muzika dhe teksti jane shkruar ng Big Basta, finalizimi nga Darko Dimitrov ndersa videoklipi nga Urban Graphics.
Para publikimit, Vesa ishte shprehur mjaft e entuziazmuar për këngën, duke thene: "Ka ardhur koha për pak pranverë, lule e ritëm, në TV, radio, klube, makina etj... Mezi po pres të dëgjoni diçka tepër ritmike, por më ndryshe se këngët ritmike shqiptare”.
Kjo këngë trajton një tematikë dashurie që u referohet të gjithë çifteve, por ka të bëjë edhe me dashurinë e Vesës dhe Bastës.
“Kënga është shumë pozitive, që tregon për një dashuri gjatë 24 orëve. Pra ka nje tekst mjaft permbajtesor qe mund te prek jeten e cdo cifti. Dhe ne kete rast perfshine edhe dashurine time dhe te Bastes”, ka thënë Vesa, duke shtuar se planifikon që në të ardhmen të realizojë edhe disa projekte të reja. /Indeksonline/