E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashota: Ne e përzumë LDK-në

(E plotësuar)  Zyra e kryetarit të Komunës së Klinës ka përgënjeshtruar zyrtarët e LDK-së, se gjoja ata janë tërhequr nga koalicioni.

Sipas kësaj zyre, është PDK-ja ajo që e ka përzënë LDK-në, për jo seriozitetin e saj.

“Sot ka qenë një seancë e jashtëzakonshme, ku është bërë rishkrimi i buxhetit për vitin 2013. Pro rishikimit ka votuar edhe LDK-ja. Pas seancës së Kuvendit, kryetari Sokol Bashota ka deklaruar se e ka përzenë LDK-në nga koalicioni. Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë partner i denjë për qeverisje të mëtejmë, ngase nuk është sjell korrekt”, tha për Indeksonline, Skënder Behramaj, nga zyra për Informim e kryetarit Bashota.

........................

Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga koalicioni qeverisës në Klinë.

PDK dhe LDK në këtë mandat kanë qenë në bashkëqeverisje në Klinë.

Partia e Isa Mustafës që në Klinë është udhëhequr nga Fadil Gashi ka konfirmuar për Indeksonline, tërheqjen nga koalicioni. 

Gashi tha se nuk mund të ketë bashkëqeverisje më një parti që merr vendime të cilat bien ndesh me parimet e tyre.

“Po e kemi shkëputur koalicion. Ne kemi ra ndesh me shumë vendime që janë marrë në Kuvend. Gati që një vit votojmë kundër shumë vendimeve e procedurave. Andaj nuk e pamë të rrugës që të vazhdojmë edhe më tutje”, tha kreu i LDK-së për Komunën e Klinës, i cili njëherësh ka qenë edhe kryesues i Kuvendit.

LDK-ja në Klinë ka udhëhequr me tri drejtori. “Është çështje e PDK-së a mund të vazhdojë me tej a jo. Ajo e di se me kë mund të bëjë koalicion. Nuk është çështje e jona”, thotë Gashi ./M.B/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›