E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia falënderon Iranin që s’e ka njohur Kosovën

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pranuar sot letërkredencialet e ambasadorit të ri të Iranit në Serbi, Maxhid Fahimpur dhe me këtë rast ka falënderuar Iranin që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovë, njoftojnë medie të Beogradit.

Siç transmeton “Koha”, Nikolic i ka thënë ambasadorit iranian se shpreson se Teherani do të vazhdojë ta mbajë këtë qëndrim ndaj Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›