Diskutohet për Ligjin për amnistinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi do ta informojë sot komisionin për legjislacion me qëndrimin e Qeverisë, lidhur me projektligjin për amnistinë.
Kuqi pati deklaruar se ligji për amnisti nuk do të jetë vetëm për një etni, por amnistia do të përfshijë gjithë qytetarët në territorin e Kosovës.
Shqetësimet janë ngritur nëse ligji për amnisti do të përfshijë edhe ata pjesëtarë të komunitetit serb në veri të cilët kanë kryer krime në Kosovë./Indeksonline/