E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll-NBA Dallas Maveriks kthehen te fitoret

Miami, kampione në fuqi e kampionatit amerikan të basketbollit, bie përballë Portland. Trail Blazers triumfuan 92 me 90, falë tri pikëve të Ëesley Mattheës kur mbeteshin diçka më tepër se 20 sekonda lojë.

Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për Portland në shtëpi. Duke qëndruar te statistikat, në disfatën e Heat më shumë zhgenjeu LeBron James.

Pas 54 ndeshjeve në NBA, ylli i Miamit nuk arriti të kalonte kuotën e 20 pikëve edhe pse qëndroi në fushë për rreth treçerekore.

Në takimet e tjera, Indiana konfirmon momentin e mirë. Pas fitores me Heat, tashmë ata triumfuan edhe përballë Neë York Knicks 81 me 76.

Skuadra njujorkeze vuajti mungesën e lojtarit kryesor, Carmelo Anthony, i skualifikuar. Kjo ishte fitorja e 12-të në 15 sfidat e fundit për Indianën.

Dallas Mavericks iu nevojit koha shtesë për të thyer 117 me 112
Sacramento Kings, duke i dhënë fund ecurisë me katër humbje radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›