E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ligjet Rama te mos bllokoje me Shqiperine

Personalitete të njohura, intelektualë, qytetarë të pa angazhuar në politikë i kërkojnë Rama të mos bllokojë më Shqipërinë drejt Evropës.
Ata duan që Rama të heqë dorë nga bllokimi i ëndrrës më të bukur shqiptare; kthimin në Shtëpinë Evropiane, dhe të lejojë deputetët të votojnë 3 ligjet.

“Ne, nuk duam të jemi një popull humbës, nuk duam të na venë përsëri prita. Ne nuk pranojmë më që dikush të na bllokojë rrugën për tek SHTËPIA. Mjaft me PRITA. Ne duam të fitojmë mbi veten tonë, mbi të gjitha mbrapshtitë, mbi të gjithë gurët ndër rrota, mbi të gjitha pabesitë dhe bllokimet. Ne duam që t’i kemi kryet lart në historinë e re, duke mbetur të përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve tanë”, thuhet në peticionin e firmosur nga intelektualët shqiptarë. 
Ata i rikujtuan lidershipit socialist se në tetor 2012, Komisioni Evropian  rekomandoi  që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin  kusht; që të votojmë 3 LIGJE dhe për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, ndërsa nuk votuan për të deputetët e PS.
“Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacënueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët  tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”, me këtë apel mbyllej peticioni i intelektualëve shqiptarë. 

Lista e personaliteteve shqiptare që i drejtohen me një letër Rama për votimin e 3 ligjeve; ndër to janë: mjek, sportist, aktor, profesor, shkrimtar, dirigjent.

1. Prof. Dr. Pal Xhumari
2. Prof. Arvin Dibra
3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa
4. Prof. Xheladin Dracini
5. Dr.Shkencave Sajmir Heba
6. Prof.Dr. Silvana Bali
7. Prof. Dr. Hasan Hafizi
8. Lusianda Shkembi   Mjeke
9. Dhimitraq Argjiri   Mjek 
10. Natasha Themeli    Mjeke
11. Olta Gixhari   Aktore
12. Llaqi Nako    Baletmaester
13. Prof.Dr. Nora Çashku   Pianiste
14. Arben Morina  Piktor
15. Kristi Bello   Kompozitor
16. Agron Tufa  Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
18. Visar Zhiti   Shkrimtar
19. Prof. Salvator Bushati   Akademik
20. Niko Xhaçka  Mjeshter i madh i Sportit
21. Bujar Llapaj  Dirigjent
22. Gezim Peshkepia  ish I burgosur politik
23. David Tukiqi    Kompozitor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›