E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll, më dy tetor nis kampionati i ri

Prishtinë, 27 gusht - Edicioni 2010/2011 i Superligës së Kosovës në basketboll do të nisë më dy tetor. Kështu ka vendosur Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma. FBK-ja ka njoftuar të enjten se afati kalimtar në Superligë nis më 15 shtator dhe zgjat deri më 28 shtator. Tërheqja e shortit për Superligë do të bëhet më 18 shtator. Kampionati në Ligën e Femrave dhe në Ligën e Parë të meshkujve do të nisë më nëntë tetor. Skuadra e Superligës në edicionin e ri kanë të drejtë që të angazhojnë dy basketbollistë të huaj. Nga xhiroja e 22-të, skuadrat mund të angazhojnë tre lojtarë të huaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›