Gashi kthehet në krye

Malmo, 27 gusht - Mesfushori kosovar Ardian Gashi ka luajtur tërë ndeshjen për Helsingborgun që fitoi 1:0 kundër Trelleborgut, të mërkurën në ndeshjen e fundit të javës së 20-të të kampionatit suedez. Me këtë fitore Helsingborgu është kthyer në pozitën e parë të klasifikimit. Kjo skuadër ka 46 pikë, vetëm një më shumë se Malmo. Për Malmon luajnë dy futbollistë kosovarë, Agon Mehmeti e Dardan Rexhepi.