E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basketboll/Besëlidhja fiton të parën ndaj Tiranës

Besëlidhja ka arritur të triumfojë ndaj Tiranës, në finale e parë play off në basketboll për meshkuj me rezultatin 93-77, zhvilluar në “Asllan Rusi”.  Një ndeshje emocionuese në praninë e shumë tifozëve. Gjithsesi, diferenca erdhi nga gjuajtjet nga distance nga ana e basketbollistëve të skuadrës lezhjane.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, vjen më pas shkëputja e skuadrës së Besëlidhjes, e cila arriti të ruajë epërsinë deri në fund, duke mbyllur gjithcka me rezultatin 93-77. Kështu skuadra lezhjane udhëheq 1-0 me ndeshje në një sezon të dominuar prej tyre. Pas katër ditësh do të luhet ndeshja e dytë, në “Feti Borova”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›