NBA, Golden State humb dhe ndeshjen e dytë me Kings, Filadelfia

Natën e kaluar u luajtën ndeshjet e dyta të serive mes Kings-Ëarriors dhe Sixers-Nets. Kështu kampionët në fuqi humbën edhe takimin e dytë në Sakramento. Kings vendosën ndeshjen 5:30 minuta nga fundi kur shënuan 6 pikë me rezultatin që ishte në balancë 95-95. Ishte ai momenti kyç kur kampionët në fuqi nuk mundën që të përmbysnin takimin dhe të shkonin në San Francisko në barazim. Sakramento është skuadra e parë që prej 2007 të largët që detyron Warriors të luajnë serinë e ndeshjeve në dizavantazh të dy ndeshjeve. Më të mirët për Kings ishin Domantas Sabonis e De’Aaron Fox me nga 24 pikë secili. Ndërsa Harrison Barnes (18), Kevin Huerter (15), Davion Mitchell (14) e Harrison Barnes (13) spikatën duke mbyllur ndeshjen me numra dyshifrorë pikësh të shënuara.
Në takimin tjetër Filadelfia bëri detyrën përballë Bruklin Nets duke dërguar serinë në 2-0 edhe pse në ndeshjen e mbrëmshme e nisën mjaft keq duelin. Në pjesën e parë miqtë nga Nju Jorku kaluan në avantazh dyshifrorë, por Embiid me shokë nuk u intimiduan dhe përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë. Për formacionin e Doc Rivers më të mirët ishin Tyrese Maxey (33 pikë), Tobias Harris (20 pikë) dhe Joel Embiid (20 pikë).
Ndeshjet NBA Play-Off (18 Prill)
PHILADELPHIA 76ERS-BROOKLYN NETS 96-84
SACRAMENTO KINGS-GOLDEN STATE WARRIORS GARA-2 114-106