E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastardët e palavdishëm “zbarkojnë” në Tiranë

Autori i Lajmit: Redaksia
”Kur fillova të shkruaja historinë e këtij filmi nuk e imagjinoja që do të shkoja kaq larg të vërtetës historike. Papritur personazhet e mia filluan të shkruanin një histori alternative të cilën e ndoqa sic bëj gjithmonë. Pra nuk shikoja asgjë të keqe në të këtë ndjekje....Përse të bëja një tjetër film historik kur kisha parë kaq shumë filma që tregonin po të njëjtën histori. Me “Inglourious Basterds” doja të përballesha me historinë duke e parë nga një tjetër këndvështrim dhe duke hedhur poshtë klishenë e hebrejve të përvuajtur”
Francë. Lufta e dytë botërore. Një grup ushtarësh amerikanë me origjinë hebraike futen në territorin francez për një mision special: të vrasin sa më shumë nazistë dhe të marrin pjesë në një aksion sabotazhi, për të eliminuar Fyhrerin e bashkëpunëtorët e tij më besnikë gjatë një premiere të filmit të realizuar nga Goebbels, që zhvillohet në një kinema në Paris. Ndërkohë edhe zonjusha e bukur Shosanna Dreyfus, një vajzë me origjinë çifute, pronare e sallës ku do të zhvillohet premiera, do të përpiqet të bëjë hakmarrjen e saj personale kundër atyre që kanë masakruar familjen e saj, nga e cila vetëm ajo shpëtoi...
Të rixhirosh historinë duke vrarë Hitlerin
Të vrasësh Hitlerin, të hakmerresh për hebrejtë, të djegësh historinë e njerëzve dhe të kinemasë janë qëllimet e një grupi ushtarësh apash të Quentin Tarantino, të cilët kanë zhvendosur luftën nga llogoret në prapaskenat e një salle kinemaje. Këtë herë regjisori amerikan spostohet akoma më pas në kohë dhe ndërhyn me fjalë e imazhe në të shkuarën duke hedhur në erë ekuilibrat e kujtesës e duke ringjallur imagjinatën. Djeg 350 filma në celuloid për të bërë një film të vetëm dhe “për të vendosur drejtësinë". e së bashku me kinemanë asgjësohet edhe Hitleri dhe komandët e lartë nazistë. Kështu filmi sposton historinë e megjithëkëtë nuk krijon aspak ngërç tek publiku apo kritika. Vetë Quentin Tarantino e shpjegon kështu devijimin historik në filmin e tij:”Kur fillova të shkruaja historinë e këtij filmi nuk e imagjinoja që do të shkoja kaq larg të vërtetës historike. Papritur personazhet e mia filluan të shkruanin një histori alternative të cilën e ndoqa siç bëj gjithmonë. Pra nuk shikoja asgjë të keqe në të këtë ndjekje. Unë doja të bëja një film me një grup burrash dhe një mision të ngjashëm me filmin italian “Quel maledetto treno blindato”. Përse të bëja një tjetër film historik kur kisha parë kaq shumë filma që tregonin po të njëjtën histori. Me “Inglourious Basterds” doja të përballesha me të njëjtën histori duke e parë nga një tjetër këndvështrim dhe duke hedhur poshtë klishenë e hebrejve të përvuajtur”. E në fakt Tarantino është treguar me të vërtetë shumë origjinal në këndvështrimin e tij. Kështu në vend të eksplozivit për atentatin ai përdor djegien e filmave, duke bërë që pikërisht kinemaja ti jepte fund Rajhut të tretë. Ai e mbushi filmin me idetë dhe personazhet e tij duke iu shmangur një filmi antimilitarist.

Bastardë 2 dhe Oskar?

Ende pa u mbyllur projeksionet e filmit në mbarë botën, në shtypin e huaj kanë filluar të qarkullojnë zërat për një vijim të filmit “Inglourious Basterds”. Tarantino nuk mohon se ka tashmë fillesën e një skenari të ri, ndërsa aktori Brad Pitt shprehet haptazi pro vijimit të filmit dhe nuk fsheh kënaqësinë për të punuar sërish me regjisorin e tij të preferuar. “të gjithë shpresojnë të ketë një vijim sepse të gjithë duam të kemi shansin për të punuar edhe njëherë me Tarantinon” shprehet Eli Roth, një aktorët në film por edhe mik i regjisorit amerikan. Megjithatë deri tani një gjë është e sigurt. “Bastardët e palavdishëm” kanë një mision të ri shumë më të afërt në kohë; të përfshihen në listën e nominimeve për statujat Oscar dhe pse jo të mos marrin një apo disa prej tyre.

Skeda e filmit

Titulli: “Inglourious Basterds”
Regjia: Quentin Tarantino
Skenari: Quentin Tarantino
Aktorë: Brad Pitt, Christoph Ëaltz, Eli Roth, Michael Fassbender, Diane Kruger, Daniel Brühl
Kohëzgjatja: 150 min
Gjinia: Dramë, aksion, luftë, histori
Buxheti i filmit: 70 Mln $

Sinopsi

Lufta e dytë botërore. Një grup ushtarësh amerikanë me origjinë hebraike futen në territorin francez për një mision special: të vrasin sa më shumë nazistë dhe të marrin pjesë në një aksion sabotazhi, për të eliminuar Führer e bashkëpunëtorët e tij më besnikë gjatë një premiere të filmit të realizuar nga Goebbels, që zhvillohet në një kinema në Paris. Ndërkohë edhe zonjusha e bukur Shosanna Dreyfus, një vajzë me origjinë çifute, pronare e sallës ku do të zhvillohet premiera, do të përpiqet të bëjë hakmarrjen e saj personale kundër atyre që kanë masakruar familjen e saj, nga e cila vetëm ajo shpëtoi...

Ky lajm është publikuar: 23/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›