Kinematografi “Out of Touch”, prapaskenat e jetës politike
Autori i Lajmit: Redaksia
Sefedin Shabani është një nga aktorët tanimë të mirënjohur të gjeneratës së re të aktorëve shqiptarë në Maqedoni. Ai dita ditës po pushton skenat e filmit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtarë. Aktori i njohur në koluaret artistike me nofkën e shkurtër “Sefa” duket si një protagonist dhe shpirt i preferuar artisti për shumë shtëpi filmike dhe produksione të ndryshme. Pas defilimit të suksesshëm në filmin “Koha e Kometës”, vjen edhe ftesa e dytë për këtë aktor, tani për në filmin më të ri të titulluar “Out of Touch” të produksionit Red Helikopters Films, me regjisorin shqiptaro-amerikan, Andi Deliana.
"Bashkëpunimet gjithmonë janë të mirëseardhura qoftë për teatër apo film, me regjisorin kam pasur rastin të punojmë dhe të njihemi kohë më parë në filmin “Koha e Kometes” dhe ai është një regjisor i ri dhe me ide për bashkëpunim”, thekson aktori Sefedin Shabani. Ai thotë se ka qenë i preferuar nga Red Helikopters Films dhe regjisori Andi Deliana për të qenë pjesë e filmit më të ri thriller “Out of Touch”, ku trajtohet lufta për pushtet në Shqipëri, ndërsa në qendër të vëmendjes së filmit janë korrupsioni i tenderave të ndryshëm të shoqërive që janë në zhvillim, prostitucioni, jeta familjare e udhëheqësve politik. “Në këtë film unë luajë rolin e Rustem një personazh malësori, i cili është pjesë e një kompanie familjare për ndërtim, nëpërmjet së cilës tentohet përfitimi i tenderëve dhe projekteve, që dalin nga labirintet qeveritare”, thekson aktori.
Sefedin Shabani nënvizon se synon të ndjekë rrugën e filmit duke pretenduar edhe kinematografinë ndërkombëtare. Sefedin Shabani nuk fshehë edhe ofertat që pritet të konkretizohen dhe finalizohet për të qenë protagonist në dy filma, njëri që do të realizohet nga një produksion kanadez dhe tjetri nga një produksion norvegjez. Aktori kumanovar shpjegon gjendjen e rëndë të një artisti dhe anashkalimin e tij në Maqedoni. Ai thotë se nuk ka asnjë mbështetje për atë dhe kolegët e tij shqiptarë, edhe pse vite me radhë presin aktivizimin e tyre në teatrot e vendit.
Out of Touch, jeta politike
“Out of Touch” është një projekt ambicioz qe kërkon të sjellë për herë të parë novacion konceptesh në estetikën filmike të kinematografisë Shqiptare dhe në përdorimin e teknologjive të reja. Tema e filmit prek më së tepërmi problematika aktuale dhe shqetësime të përditëshme që jetohen në shoqërinë e kryeqytetit, si korrupsioni, tradhëtia bashkëshortore, dashuria e verbër, dhuna, shpresa për një jetë më të mirë, vlerat sipërfaqësore, etj. E reja dhe e veçanta e këtij projekti, do të jetë trajtimi i ngjarjeve me anën e një narracioni jo linear, të ngjeshur, ngjarje paralele që evoluojnë në formën e një spiraleje, me thyerjet kohore, mbështetur nga të pestë elementët e longazhit kinematografik, nga një montazh me ritëm te lartë dhe nga efektet e shumta në imazh dhe në zë. Ka muaj që ka nisur puna për përgatitjet e punës në xhirime me profesionistë që janë vendosur në USA, Greqi, Belgjikë dhe Suedi.
Teknologjia
Muzika elektronike e cila do të veshi filmin do të jetë në harmoni me alienacionin emocional të shprehur në bandën e imazhit. Kjo, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia dixhitale. Pjesë përbërëse e ekipit krijues janë pionierë profesionistë që jetojnë në të dyja anët e oqeanit, me eksperienca të mëdha në After effects, 3D Artists, Inxhinierë zëri dhe muzikantë, artistë që kanë punuar dhe njohin mirë botën e numerikut. Shumë nga kompozimet e skenave janë studiuar dhe po përgatiten nën influencën e punës që do të bëhet në post-production. Aktualisht, mbështetja e fushatës së marketingut, po bëhet me anën e mjeteve lehtësisht të prekshme për këtë audiencë : interneti, komunimi interaktiv, etj.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009