E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet, Konte kishte dijeni për trukimet

Filipo Karobio, pasi ka thënë diçka të tillë edhe një muaj më parë, është rikthyer të flasë sërish duke futur në telashe Antonio Konten. Ish-futbollisti i Sienës, të cilin hetuesit e cilësojnë si të besueshëm, ka rrëfyer disa detaje shumë të rëndësishme në lidhje me disa trukime për të cilat, sipas tij, trajneri aktual i Juventusit ishte në dijeni. Në veçanti, Karobio ka rrëfyer se Antonio Konte na tha që të rrinim të qetë, sepse e kishim arritur marrëveshjen me Novarën për barazimin. Sipas ish-futbollistit, edhe Siena e dinte. Ndeshjet për të cilat është përfshirë numri një i pankinës së kampionëve të Italisë janë në thelb dy: Novara-Siena 0-2 dhe Albinolefe-Siena 1-0, që të dyja këto në hetim e sipër nga ana e Prokurorisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›