E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e madhe Champions, Bajern-Çelsi

Europa mban frymen mbremjen e sotme teksa kontinenti i vjeter do te shpallë fituesin e Uefa Champios Lige,trofeu me i rendesishem ne rang klubesh. Afro 70 mije tifoza do te ndjekin live finalen Bayern-Chesli, miliona shikues do te shijoje kete eveniment magjik ne te gjithe boten. Sebashku me skuadren e tyre Chelsin e kane ndjekur per ne Mynih afro 80 mije tifoza,te cilet priten te mbeshtesin sportistët e tyre ne cdo cep te Mynihut,i cili mbremjen e sotme eshte i veshur i gjithi me te kuqe.Ne qytetin e birres fjala deshtim duket se nuk ekziston, pasi i gjithë qyteti eshte ne ekstaze ne pritje te triumfit. 2000 mije police,dhe shume cilive pritet te blindojne Mynihun per te shmangur cdo situate te padeshirueshme. 200 gazetare dhe 45 telekamera do te jene te pranishem ne Alianc Arena, per te percjelle cdo detaj te kesaje sfide.Nje sfide teke,e cila do te thote shume per te ardhmen e ketyre dy klubeve,per te ardhmen e shume futbollisteve.Tradita kunder milionave,mund te perkufizohet kjo sfide,teksa Bayern mbrëmjen e sotme diskuton finalen e nente ne historine e ketij klubi. Bavarezet kane arritur te ngrene lart Kupen me veshe te medhenj plot kater herë dhe mbremjen e sotme te gjithe deshirojne te kompletojne Maiten e trofeve.Per Chelsin kjo eshte finalia e dyte,e para e humbur ne menyre dramatike perballe Man.United. Si Bayern ashtu edhe Chelsi kerkojne ti shkojne deri ne fund ketij turneu, teksa eliminuan favorite apsolut Realin e Madridit dhe Barcelonen e Pep Gurdioles.Te shumte jane ata te cilet perpiqen te parashikojne fundin e kesaj sfide,jo vetem qenie njerëzore apo tifoze por Qen- Lama apo kafshe te ndryshme.Kompanitë e basteve e shohin skuadren e drejtuar nga Jupp Hejnks si favorite te kesaj sfide, teksa nje fitore e mundshme e Bayernit kuotohet me koeficentin 1.85, ndersa një fitore e mundshme e Chelsit kuoetohet me koeficentin 4.2.Ndersa barazimi ne 90 min 3.40. Pa Ivanovic-Terrin-Ramirez dhe Merlies, Roberto Di Maeto eshte ende ne dileme per formacionin qe do te hedhë ne fushe,ndersa Jup Hejnks duhet te beje pa sherbimet e Batshtyber,Alabes dhe Luis Gustaves.Pertej mungesave dhe lojes se kujdeshme,te dy skuadrat pritet te japin me te miren e tyre per te bere per vete ketë trofe te magjishem, aq shume te lakmuar nga te gjithe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›