Bastet, Shqipëria thuajse nuk ekziston
TIRANE-Rrallëherë koeficienti i humbjes së Shqipërisë ka qenë kaq i vogël sa për ndeshjen me Francën. Sfida e së premtes në "Stade de France" konsiderohet një fitore e sigurt për "Gjelat", teksa koeficienti është vetëm 1,09. Ndërkohë edhe barazimi duket një rezultat i pamundur, pasi kuotohet me një koeficient 8,25. Sa i përket fitores së Shqipërisë, ajo ka një koeficient 20.46, ç'ka do të thotë se për bastexhinjtë kombëtarja e drejtuar nga Josip Kuzhe është thuajse inekzistente në fushën e lojës.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)