Shaqa Shatri rrëfen në Xhungël: Si më grabiti identitetin Ilir Kumbaro
TIRANE- Kosovari 66 vjeçar Shaqa Shatri, identitetin e të cilit është duke e përdorur prej 15 vitesh agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare Ilir Kumbaro, rrëfeu dje në mbrëmje në një intervistë ekskluzive për emisionin “Xhungël” të gazetarit investigativ Artan Hoxha, gjithe kalvarin nga momenti që i grabitën pasaportën në një autobus urban në Tiranë, e deri kur mori vesh se me emrin e tij dikush tjetër po i shmangej drejtësisë.
Kamera e News 24 udhëtoi drejt fshatit Kushnin, rreth 30 km në dalje të qytetit të Prizrenit, në Kosovë për të sjellë dëshminë e personazhit të vërtetë me emrin Shaqa Shatri. Nën këtë identitet ish- kryetari i Degës së Parë Operative në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë, Ilir Kumbaro i shpëtoi për 12 vjet me radhë një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokuroria e Tiranës.
Pavarsisht gjykimit që është duke u bërë në Londër, Kumbaro dhe avokati i tij vazhdojnë të këmbëngulin se ai është Shaqa Shatri i vërtetë, që mban të njëjtin emër dhe mbiemër, të njëjtën vitlindje dhe vendlindje si ajo e kosovarit 66 vjeçar që dëshmoi të vërtetën për emisionin Xhungël.
Shaqa Shatri i vërtetë tregoi dokumentin e tij të identitetit të lëshuar së fundi nga Republika e Kosovës ku janë të njëjtat gjeneralitete me ato që Kumbaro pretendon para gjykatës angleze për të penguar ekstradimin drejt Tiranës. Kumbaro është njëri nga katër të pëndehurit që janë duke u gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa lënë gjurmë të Remzi Hoxhës në tetor të 1995.
(s.g/BalkanWeb)