Isa Mustafa Remzi Salihu njeri i perkushtuar per arsimin ne Kosove

Vrasja ne Prishtine e Drejtorit te Drejtorise se Arsimit te Komunes se Prishtines Remzi Salihu eshte pritur me keqardhje nga qarqe te ndryshme te shoqerise se Kosoves. I ndjeri eshte vleresur per punen qe ka bere per arsimin ne Kosove dhe si nje njeri me marredhenie te mira me koleget dhe nxenesit. Nje opinion te tille shprehu edhe Kryetari i Komunes se Prishtines dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves zotin Isa Mustafa gjate nje interviste ne studion e Zerit te Amerikes.