E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastet bileta fituese tatohet 10 tatimi do mbahet nga organizatoret

TIRAN- Per cdo 100 leke te fituara ne kazino apo baste sportive lojtaret do te duhet ti paguajne shtetit 10 leke. Ndryshimet e propozuara nga qeveria ne ligjin Per lojerat e fatit parashikojne tatimin me 10 per qind te vleres se fituar nga lojtaret gjate pjesemarrjes ne baste sportive apo kur luajne ne kazino. Deri me tani nese nje skedine rezultonte fituese lojtari perfitonte te plote shumen qe ishte shenuar ne bilete e cila nuk tatohej por pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri cdo bilete fituese do te vleje 10 per qind me pak se vlera e fitimit te stampuar mbi te. Vjelja e tatimit do te jete shume e thjeshte. Nese dikush do te rezultoje fitues organizatoret e lojerave te fatit do tia zbresin tatimin nga vlera e fituar dhe me pas ajo do ti ofrohet lojtarit. Projektligji u miratua dje ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise duke i lene rruge te hapur parlamentit per ta votuar.
Ne ligjin fillestar theksohej se te ardhurat qe perfitohen nga lojtaret qe marrin pjese ne lojerat e fatit dhe kazinote perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale. Nderkohe ne ndryshimet e propozuara se fundmi kjo pike e nenit 44 te ligjit Per lojerat e fatit eshte shfuqizuar duke i dhene mundesi organeve tatimore qe te vjelin 10 per qind te shumes nga biletat fituese. Te ardhurat qe perfitohen nga lojtaret apo fituesit qe marrin pjese ne lojerat e fatit dhe kazinote perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale shfuqizohet - citohet ne ligjin e ri i cili pritet te filloje se zbatuari pergjate dy muajve te fundit te ketij viti.


Nje tjeter ndryshim thelbesor ne kete ligj ka te beje me tatimin e kompanive qe organizojne lojerat e fatit. Deri me tani ato paguanin ne forme tatimi 5 per qind te xhiros totale ndersa sipas projektligjit ne fjale do te tatohet ne masen e 25 per qind te fitimit. Pavaresisht kesaj shuma qe do te paguhet ne forme tatimi nuk duhet te jete me pak se limitet e vendosura nga qeveria sipas numrit te qendrave qe ka te hapura secila kompani. Nderkohe pervec pagesave qe ben kompania per cdo pike te hapur duhet te kryhen pagesat ne tarifa fikse mujore te ndara sipas kategorise se rretheve. Keshtu per rrethet e kategorise se pare pagesa fikse per cdo pike te hapur do te jete 40 mije leke per rrethet e kategorise se dyte 30 mije leke leke dhe per rrethet e kategorise se trete 20 mije leke.

Pjese e ndryshimeve ka qene edhe rregullimi i procedurave per organizimin e bingove televizive. Nje nder kushtet themelore qe organizatori duhet te permbushe per te perfituar licencen eshte shuma e percaktuar per fituesit. Propozohet qe ne cdo rast fondi i parashikuar per fituesit te mos jete me pak se 50 per qind e shumes se arketuar nga shitja e biletave. Po ashtu ne lidhje me kazinote ligji parashikon zevendesimin e makinave qe jane ne gjuhe te huaj me ato ne gjuhen shqipe per te mbrojtur lojtarin. Afatet dhe procedurat per zevendesimin e tyre do te vendosen me nje udhezim nga Ministria e Financave. Makinat e zevendesuara duhet te licencohen nga organet pergjegjese pasi ne te kundert sekuestrohen. Gjate diskutimeve ne salle deputetet e majte kerkuan nga qeveria mos inkurajimin e lojerave te fatit duke i cilesuar ato ves per shoqerine ndersa me pas debati devijoi ne akuza dhe kunder akuza ne lidhje me tregun e lojerave te fatit.


Tatimi
Organizatori i basteve sportive paguan tatim per lojerat e fatit 25 mbi fitimin nga loja por jo me pak se

a per 1 deri ne 99 NIPTE 10 000 leke ne muaj per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari
b per 100 deri ne 149 NIPTE 12 000 000 leke ne muaj per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari
c mbi 150 NIPTE 14 000 000 leke ne muaj per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›