E Shtunë, 31 Tetor 2026

DSHIRA E FUNDIT

Duket qe fotografia me presidentin e ShBAve Barack Obamen ka qene deshira e fundit e ish-presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiut. Gjykata Kushtetuese e ekzekutoi ate politikisht dhe juridikisht gjersa ai ndodhej ne ShBA prandaj vetem atje ish-presidentit Sejdiu do te mund ti plotesohej deshira e fundit. Nje fotografi me presidentin e famshem Obama nuk do ti mungoje me koleksionit te fotografive te shumta te Sejdiut me burreshtetas te ndryshem te cilit ai mund ti rikthehet tash qe i mungon posti i
presidentit. Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk ishte lajm per ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe as per qytetaret e Kosoves. Qe te gjithe e denim qe ai e ka shkelur Kushtetuten e Kosoves. Ky vendim eshte lajm per vete Gjykaten Kushtetuese.


Kersheria e publikut konsistonte te dilema nese Gjykata Kushtetuese do ta thote ate qe e dinim te gjithe duke i mbajtur te dy postet ate te kreut te vendit dhe te LDK-se Fatmir Sejdiu po e shkelte Kushtetuten ne nenin 88.2 te saj. Interesimi nuk ishte nese
Sejdiu njemend na e paska shkelur Kushtetuten apo mbase edhe nuk e ka shkelur ate ne fund te fundit. Njerezit donin te dinin vetem nese Gjykata Kushtetuese do ta shkele Fatmir Sejdiun pasi qe shkeljen e Kushtetutes nga ana e Fatmir Sejdiut se vinte ne dyshim njeri. Por pse gjithe ky dyshim ne Gjykaten Kushtetuese Pse njerezit ishin te hamendur nese Gjykata Kushtetuese do ta thote ate qe dihej boterisht


Qytetaret e Kosoves e ndjejne thellesisht qe ne institucionet e drejtesise ne Kosove qe nga gjykatat per kundervajtje e deri tek ajo Kushtetuese nuk ka drejtesi. Ata e dine nga pervoja qe drejtesia ne Kosove zbatohet selektivisht ashtu sic do politika qe ndodhet siper saj. Kushtetuta e Kosoves nuk eshte respektuar fare ne cerekun e territorit te Kosoves qe kontrollohet nga strukturat e Serbise dhe shume zyrtare te Kosoves kane shkelur nene te ndryshme te kushtetutes gjate ketyre dy viteve. Drejtesia ne Kosove eshte e ckycur - ajo kycet vetem ne momente te caktuara kur kjo i nevojitet politikes. Ne doreheqjen e ish-presidentit Sejdiu dora nuk ishte e tij.


Fatmir Sejdiu u shtrydh si limoni pergjate tre vjeteve dhe tash u hodh porsi nje limon i shtrydhur gjithsesi i paperdorshem per limonada te reja. shte pikerisht Fatmir Sejdiu ai qe mori pjese ne perpilimin e kesaj kushtetute qe per thelb ka Planin e Ahtisaarit i cili e solli decentralizimin mbi baza etnike dhe ate vetem per serbet eksterritorialitetin mbi baza fetare dhe ate vetem per trashegimine kulturore ortodokse qe per me
keq u serbizua te drejten e vetos per deputetet e serbeve qe jane vetem 6 e popullsise ne Kosove pjesemarrjen e Kosoves ne borxhin e jashtem te Serbise pa paguar ajo kurrfare demshperblimi per shkaterrimet e luftes betonimin e protektoratit nderkombetar si nje qeveri mbi Qeverine e Kosoves vendosjen e privatizimit si parim kushtetues shuarjen e TMK-se dhe lenien e Kosoves pa ushtri etj. etj.


Kosova sigurisht qe ka nevoje per president me te mire per kryeminister e qeveri shume me te mire por sidomos ka nevoje per nje kushtetute tjeter qe e ben
Kosoven shtet normal me sovranitet e demokraci me mireqenie e perspektive per qytetaret e saj. Pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut ligjerimet per krizen institucionale ne Kosove jane moskuptim i faktit qe ne Kosove eshte institucionalizuar kriza. Madje vete EULEX-i e perkufizon veten si operacion i menaxhimit te krizes. Ne Kosove kemi krize te thelle politike te sigurise dhe socio-ekonomike. Institucionet e Kosoves nuk jane ketu qe ta zgjidhin kete krize por qe ta institucionalizojne ate.


Kriza shume me heret dhe shume me teper eshte krize politike dhe socioekonomike sesa institucionale. Kriza ne Kosove eshte krize per qytetarin me shume dhe para se te jete krize per pushtetarin. Ti thuash qytetarit se vetem tash jemi ne krize meqe mbetem pa president do te thote tia shperfillesh atij krizen e rende qe ai e jeton per cdo dite teksa rropatet te mbijetoje. Jeten e qytetarit te Kosoves shume me dramatike e ben mjerimi social dhe pasiguria politike sesa fakti qe ne vend te presidentit tash paskemi ushtrues detyre te presidentit. Per qytetarin eshte pakrahasimisht me e veshtire qe ska buke e ska vend pune qe ska arsimim cilesor per femijet e tij dhe sia del dot te bleje barna per prinderit e moshuar sesa qe ne fund te nje figure prej politikani ne ekranin televiziv tash e tutje do ti shohe titrat ku shkruan u.d. i presidentit.


Te gjithe politikanet qe jane ngritur ne hierarki ne kurriz te Kosoves dhe ne llogari te qytetareve te saj jane rrezuar prej andej. Fatmir Sejdiu nuk eshte as i pari e as i fundit. Edhe me heret u paten perdorur politikane te tjere qe u hodhen si lecka kur u bene me te ndotur sesa ajo qe duhej pastruar me ta. Te gjithe keta politikane do ta kene shansin per deshiren e fundit. Ajo patjeter qe do tiu plotesohet porse zakonisht ne formen e ndonje fotografie qe permban buzeqeshjen e tyre te fundit. Nuk thote kot populli yne shko fotografoju tash

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›