E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet borxhliu vret me thike pronarin e lokalit

/ /

Nga perleshja me autorin mbeti i plagosur lehte edhe nje miku i dy kusherinjve me origjine nga Burreli dhe banues ne fshatin Yrshek te Tiranes. Ngjarja ndodhi rreth ores 1600 prane kompleksit te pallateve malajziane tek Kthesa e Kamzes ne Tirane. Autori i dyshuar i ngjarjes 32-vjecari Ferat Skacaj pasi nuk u ka thyer parate qe kishte borxh prej 3 muajsh ka vrare me thike 40-vjecarin Murat Mata dhe ka plagosur rende Petrit Maten. Nga perleshja ka marre disa plage te lehta edhe shtetasi Dritan Murati 30 vjec. Perleshja mes viktimave dhe autorit ndodhi vetem disa metra larg shtepise se ketij te fundit. Ata kishin shkuar qe ti kerkonin parate te cilat ai nuk ua kthente prej muajsh. Ne debat e siper viktima dhe te afermit e tij qe mbeten plagosur e kane rrahur borxhliun e tyre ndersa ky eshte kunderpergjigjur me thike. Ai i ka goditur tre personat disa here ne trup dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Murat Mata gjeti vdekjen nderkohe qe dy te afermit e tij u plagosen.
Hetimi
Forcat e policise se kryeqytetit dhe prokurori i gatshem shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes. Vetem disa minuta pas krimit i dyshuari Ferat Skacaj u arrestua ne nje prej godinave te Institutit Bujqesor te Kamzes ku po tentonte ti fshihej policise. Burimet nga Drejtoria e Policise se Kryeqytetit sqaruan se Murat Mata 40 vjec ka nderruar jete gjate rruges per ne spital pasi ishte goditur disa here me thike. Nderkohe djali i xhaxhait te tij shtetasi Petrit Mata 32 vjec ndodhet ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten ne spital. Miku i tyre Dritan Murati i cili ishte edhe ai i pranishem ne vendin e ngjarjes ka marre vetem disa plage te lehta ne te dy krahet. Policia tha se ai mori mjekimin e nevojshem e me pas u shoqerua ne komisariat per te dhene deklarime rreth ngjarjes.
KONFLIKTI
Rreth ores 1545 Murat Mata i shoqeruar edhe nga kusheriri i tij Petrit Mata dhe shoku i tyre Dritan Murati shkuan te takonin Ferat Skacajn. Ky i fundit u kishte mbetur borxh 600 mije leke te vjetra tek salla e skedinave dhe po refuzonte te kthente parate. Ata e kane lajmeruar borxhliun se ndodheshin afer shtepise se tij prane shinave te trenit tek blloku i pallateve malajziane dhe i kane kerkuar te takoheshin. Autori ka pranuar ti takoje por ka marre edhe nje thike me vete sic duket duke parandier dicka jo te mire. Viktima Murat Mata i cili kishte ne pronesi lokalin e basteve bashke me djalin e xhaxhait nje salle lojerash sportive qe ndodhet prane vendit te ngjarjes e kishte pritur prej 3 muajsh autorin qe ti kthente parate. Sipas policise dje ai do i jepte afatin e fundit per kthimin e detyrimit. Ne kete kohe autori ashtu si edhe here te tjera edhe dje u justifikua se nuk i kishte parate pasi jetonte ne kushte te veshtira ekonomike. Pas ketij argumentimi viktima dhe dy te afermit e tij e kane qelluar 32-vjecarin me grushte. Borxhliu ne kete moment ka nxjerre thiken duke i goditur tre personat disa here ne pjese te ndryshme te trupit dhe me pas eshte larguar pergjate shinave te trenit ne drejtim te Institutit Bujqesor. Murat Mata ka humbur jeten rruges per ne spital si pasoje e hemorragjise ndersa kusheriri i tij ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spital. Miku i tyre Dritan Murati i cili ka pesuar disa plage te lehta ka lajmeruar policine duke sqaruar se cfare kishte ndodhur si dhe ka dhene shpjegimet e nevojshme per autorin dhe drejtimin nga ai ishte larguar.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›