RAMIZ ALIAKadare u tregua i pabese me percolli ne Rinas dhe u arratis ne France
Rrjedha e ngjarjeve shperthyese te vitit 90 i parapriu zhvillimeve demokratike qe permbysen diktaturen komuniste dhe e renditen vendin ne krahe te aleateve perendimore. Plote 20 vjet me pas ish-presidenti komunist Ramiz Alia ne nje interviste per gazetarin e njohur Bledi Fevziu sjell nje retrospektive te zgjeruar me momentet me te rendesishme te asaj periudhe duke shtjelluar jehonen e revoltave te para antikomuniste ne Shkoder Tirane e Kavaje bisedimet me gazetarin e famshem Sulsbejger sekretarin e pergjithshem te OKB-se De Kuelar e deri te perjetimet nga ikja e Ismail Kadarese ne shtator te 90...
Zoti Alia viti 90 ka qene nje prej viteve me te rendesishem te historise se shqiptareve nje vit i
tensionuar dhe me ngjarje shperthyese sic ishte ajo e 14 janarit ne Shkoder ku u be nje tentative per te rrezuar bustin e Stalinit dhe demonstrata e parashikuar per tu zhvilluar ne Tirane me 28 janar. Nderkaq ne Europen Lindore kishin nisur permbysjet e regjimeve diktatoriale komuniste. Si i perjetonte keto lidershipi komunist
Zhvillimi i ngjarjeve pas permbysjeve qe ndodhen ne vendet e Lindjes patjeter qe do conte te mendimi se ajo qe ndodhte aty do ndodhte edhe ne Shqiperi. Lufta e Ftohte nuk do te kufizohej vetem me rrezimin e sistemit socialist ne nje pjese te vendeve por do ti perfshinte te gjithe. Pra mundesia e permbysjes se socializmit ne Shqiperi ishte evidente. Prandaj ne ate kohe u perpoqem per te marre disa masa te ndryshme me qellim qe te lehtesonim kete kalim. Ate vit beme kater plenume ne te cilat morem disa vendime qofshin te fushes ekonomike por vecanerisht ne fushen politike. Une isha me teper per zhvillimin e mendimit pluralist qe njerezit te shpreheshin hapur. Pra kisha parasysh qe te gjitha masat e marra mos te dilnin jashte kuadrit te sistemit socialist. Nuk isha ne ate kohe gati as per pluralizmin partiak e as per ndryshimin e sistemit nga socialist ne borgjez.
Sidoqofte zhvillimet e reja kishin nisur. Nuk ka dyshim qe disa te dhena sic ishin ngjarjet e Shkodres ato te Kavajes disa pakenaqesi disa artikuj qe filluan te dalin ne emer te disa intelektualeve si Ylli Popa Sali Berisha Ismail Kadareja etj terhiqnin vemendjen per disa ceshtje te vecanta duke bere verejtje e sugjerime konkrete por jo per ndryshim te sistemit. Kjo tregonte se duhej te leviznim domethene se ndryshimet ishin te domosdoshme. Te mos harrojme se ndryshimet ne Shqiperi kane te bejne me faktorin e jashtem. D.m.th ishte e interesuar bota perendimore. Ne qofte se SHBA dhe vendet perendimore ishin te interesuara per permbysjet ne vendet e Lindjes padyshim qe ishin teper te interesuara qe keto ndryshime te ndodhnin edhe ne Shqiperi e cila kishte mbetur e vetme. Dominoja e fundit sic i thoshin do te binte dhe duhej te binte patjeter.
Ne maj te vitit 90 jane regjistruar dhe dy takime te rendesishme qe keni pasur me gazetarin e njohur Sulsberger dhe me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se De Kuelari. fare kujtoni nga to dhe cilat ishin mesazhet prej tyre
Sulsbergeri eshte nje gazetar i vjeter dhe shume i njohur. Ai ka qene edhe me pare ne Shqiperi ne periudhen 1938-1939 para ndryshimeve qe u bene pas Luftes se Dyte Boterore. Kur erdhi ne Shqiperi kerkoi te takohej me mua. Bisedimet me te kane qene thjesht nje bisede per Shqiperine. Ai pyeti per gjendjen si eshte si nuk eshte cfare mund te behet kujtoi ca histori te vetat qe e lidhnin me vendin tone dhe kaq. Sa per takimin me De Kuelarin njera nga ceshtjet ishte ajo e nxjerrjes nga Ambasada Italiane e familjes Popa. Familja Popa sic dihet ishte futur ne Ambasaden Italiane me pare. Ne beme shume presion qe te na dorezohej kjo familje por italianet nuk pranuan. Na u be shume presion per ta lejuar qe te dilte jashte. Vetem pasi lejuam per tu larguar Popajt u realizua vizita zyrtare e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se. Me pare u ulem e zhvilluam bisedime me italianet. Arritem nje marreveshje te perbashket per levizjen e tyre dhe nje dite para takimit me De Kuelarin u be i mundur udhetimi i tyre per ne Itali.
Padyshim qe ngjarja me e bujshme e vitit 90 eshte vershimi ne ambasada me 2 korrik ose sic u quajt ndryshe kriza e ambasadave. shte folur se per kete ka pasur nje urdher nga ana juaj. A eshte e vertete se keni urdheruar per te hapur ambasadat
Nuk ka pasur urdher per hapjen e ambasadave sepse futja e njerezve ne to ajo qe ndodhi ne korrik te 90 ishte nje goditje e madhe per pushtetin tone dhe eshte absurde te mendosh qe ne dhame urdher per te hapur ambasadat per te futur njerezit. Kur u futen brenda dy rrugen kishim O duhej ti nxirrnim me force dhe te futeshim ne konflikt me ambasadat gje qe do te kishte pasoja te medha. Ose ti hapim rruge te dilnin dhe kjo ishte me logjike. Per kete na ndihmuan shume sidomos perfaqesuesit e OKB-se sepse ne ate kohe u kerkuam emrat dhe ambasadat nuk na i jepnin. U desh prezenca e perfaqesueseve te Kombeve te Bashkuara ne Tirane qe brenda nates te merrnim emrat dhe tu jepnim po brenda nates pasaportat te gjitheve. Keshtu qe keta qytetare jane te vetmit shqiptare qe iken si qytetare legale jo si ata qe iken ilegalisht me vone dhe nje pjese e tyre akoma nuk eshte stabilizuar plotesisht...
Ne shtator te vitit 90 iken Ismail Kadareja dhe kerkon strehim politik ne France...
Kadareja ka ikur kur une isha ne Kombet e Bashkuara. Domethene une shkova ne shtator te 90 bile ne aeroport te Tiranes kur jam nisur midis te tjereve doli dhe Kadareja per te me percjelle. Mos harroni se ne ate kohe ai ishte nenkryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise. Pra doli dhe me kete funksion sic kishin dale dhe shume te tjere. Kjo ishte hera e fundit qe u takova me Kadarene ne Shqiperi se kur u ktheva nga Kombet e Bashkuara pas nje jave mora vesh qe Kadareja kishte ikur. Si e mora vesh Me erdhi shume keq. Me erdhi shume keq dhe bile ishte nje pabesi e konsiderova nje pabesi. Pse Se Kadareja me mua fliste hapur. Ai me kishte ardhur ne zyre ne maj te atij viti dhe me kishte folur per shume gjera cfare duhej bere per fshatin si duheshin bere reformat ne politiken e jashtme ne kulture etj. Me mua Kadareja fliste pa ndrojtje fare. Te them te drejten me erdhi shume keq dhe thashe po ky priti rastin e ua mbathi kembeve pa me lajmeruar Kaq ishte puna e tij dhe asgje me teper. Une e kam thene disa here Kadareja mbetet nje shkrimtar i shquar nje talent i vecante i madh por nje politikan i keq.