Bastet hetime edhe per ndeshje te Serise A

Skandali i basteve vazhdon të trondisë futbollin italian, por pas kampionateve inferiore ajo që dridhet tani është Seria A. Marrja në pyetje e të akuzuarve, por edhe përgjimet e zbardhura së fundmi kanë nxjerrë përpara prokurorëve emra të futbollistëve dhe skuadrave të futbollit elitar italian.
Ndërkohë prokuroria e Napolit ka nisur hetimet në lidhje me tre ndeshje të Seria A, ku nën akuzë janë pesë skuadra Roma, Napoli, Parma, Bologna dhe Kaljari. Hetuesit kanë marrë në dorëzim kasetat e ndeshjeve, ndërsa dyshohet për përfishrjen në biznesin e basteve të familjeve mafioze.
Dyshimet janë bërë më të mëdha, pas publikimit nga mediat italiane të disa fotove, ku Antonio La Russo, djali i një prej drejtuesëve të klanit kamorrist shfaqet pas reklamave të fushës në disa ndeshje të Napolit. Skuadrat e përmendura nga të akuzuarit, por edhe lojtarët e tjetër të njohur si Francescko Totti apo Cristian Vieri kanë mohuar përfshirjen e tyre në skandalin e basteve që po trondit nga rrënjët futbollin italian.
Ndërkohë prokurorët vazhdojnë të zbardhin rrjetin që paracaktonte rezultatet e ndeshjeve si dhe shumat prej mijëra euro që qarkullonin në baste. Nga ana tjetër, Federata Italiane e Futbollit, e cila deri tani ka ndjekur nga afër zhvillimet pritet të nisë nga ana e saj një tjetër hetim sa i përket skandalit që mediat e kanë cilësuar si “Calciopoli 2”.
Nertan Prifti