E Diel, 1 Nëntor 2026

Akreditimi i spitaleve Kalo Mbyllem te paret pergatitjen

Shqipëria është i vetmi shtet në Europën Juglindore, që ka përfunduar përgatitjen për të akredituar institucionet shëndetësore. Në ditën ndërkombëtare të akreditimit, Drejtori i Qëndrës Kontrollit së Cilësisë sigurisë dhe Akreditimit të institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, thotë se këtij procesi aktualisht i janë përgjigjur dy spitale private dhe kanë shfaqur interes edhe disa publike.

“Qendra Universitare ‘Nënë Tereza’ ka krijuar një qëndër koordinatorësh të cilësisë,spitali i Durrësit gjithashtu po fillon me njohjen e standarteve. Kemi qendra stomatologjike, farmaci që janë interesuar që të fillojë procesi. kemi disa spitale jo publike të cilat kanë ardhur dhe kanë shprehur interesin të fillojnë procesin”- tha Kalo.

Gjithësesi të gjitha institucionet e tjera duhet të përfundojnë akreditimin brenda dy vjetësh. Kjo hapësirë kohore u jepet më qëllim, që të gjitha qëndrat shëndetësore të kënë kohë të majftueshmë për tu vetë korrigjuar.

“Kur do kryhet akreditimi kjo do të varet nga shpejtësia me të cilën institucionet do të masin standartet, nga shpejtësia se si ato do t’i vetëkorrigjojnë ato standarte. Qendra jonë do t’i përgjigjet kërkesave të tyre pa u bërë presion sepse ne duam që procesi i akreditimit të jetë procesi i përmirësimit të vullnetshëm, të brendshëm, të qëndrueshëm dhe jo një fushatë e bërë me urdhra apo me dekrete”- Kalo.

Një vit më parë një pjesë e madhe e spitaleve u vetëvlerësuan dhe pjesa më e madhe e tyre nuk plotësonin kushtet për tu akredituar. 

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›