E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil kundershtohet ekstradimi i Battistit ne Itali

Cesare Battisti është i lirë. Gjykata e lartë në Brazil ka vendosur të kundërshtojë ekstradimin e ish-militantit të proletarëve të armatosur për komunizmin e madje ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu. Epilogu i një debati që ka  zgjatur për disa vjet rresht është nëj shuplakë për Romën zyrtare.  Batisiti ka qëndruar në burgun brazilian që më 2007. Kundërshtimi i ekstradimit të tij ishte në akt dhe vendimi i fundit në detyrë i presidentit Ignacio di Lula da Silva  dhjetorin e kaluar.

Në Itali mbi Batistin rëndojnë katër dënime me burgim të përjetshëm për tre vrasje të kryera prej tij dhe një në të cilin ai ishte urdhëruesi. Për vrasjet e ndodhura në vitet ‘70 vetë Batisti është deklaruar i pafajshëm.

Pavarsisht nga presioni i qeverisë së Romës,  Gjykata e Lartë kundërshtoi në unanimitet ekstradimin e Batistit. Kryeministri Silvio Berluskoni shprehu menjëherë keqardhjen për një vendim të tillë ndërsa ministrja e Rinisë Giorgia Meloni e cilësoi këtë vendim fyerjen e rradhës për familjet e viktimave dhe një akt të padenjë për një shtet civil e demokratik.

Battisti u arratis nga burgu në Itali në 1981. Për vite ai jetoi në Francë për tu arratisur nga Parisi kur gjykata aty miratoi ekstradimin e tij më 2006. Ai u arrestua në Brazil në të njëjtin vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›