Bastet parashikojne Shqiperi-Danimarke 0-2

Kuqezinjte e bllokuan Suedine ne nje barazim 0-0, humben 1-0 me Hungarine dhe 1-2 me Portugaline, nje ndeshje qe mund te kishte perfunduar ne barazim.
Kombetarja jone shikohet si e veshtire per t’u mundur ne shtepi, pasi ne kater ndeshjet e fundit ka pesuar vetem tri gola.
Megjithate bastexhinjte mendojne se do te jete e veshtire per Shqiperine qe te marre nje fitore apo nje barazim ne kete ndeshje.
Sipas tyre, Danimarka do te mund kthehet ne shtepine e saj me 3 piket ne xhep. Rezultati me i kuotuar eshte: Shqiperi-Danimarke 0-2.
Nderkohe, nje nga bastet qe rekomandohen nga kompania “Betfair” eshte fitorja e Danimarkes me rezultatin e sakte 1:0.
Nese sfida ne Tirane perfundon ne kete menyre, bastexhinjte do te perfitojne 6.4 here me shume sesa shifra qe kane luajtur.