City, në rrezik, Fifa heton merkaton

Manchester City është në rrezik për bllokim të merkatos. Pas bllokimit të merkatos së Çelsit deri në vitin 2011, tashmë ky rrezik i kanoset skuadrës së Manchester City.
FIFA ka konfirmuar nisjen e një hetimi pas ankesës së bërë nga klubi francez i Rennes për transferimin e dyshimtë të Jeremy Helan. Një situatë e ngjashme provokoi sanksionet ndaj klubit të Roman Abramoviç edhe pse çështja tashmë është apeluar.
Rennes akuzon skuadrën e "Citizens" se ka ushtruar presion mbi lojtarin që të prishte kontratën me skuadrën franceze. Pezullimin në merkato e rrezikoi edhe Manchester United por pas hetimeve të FIFA-s, gjithçka rezultoi e rregullt.