Bastet, shpëton Konte dhe Pepe, por jo Bonuçi
Janë edhe Antonio Konte, Simone Pepe e Leonardo Bonuçi në listën e personave që Prokuroria Federale i dërgoi për gjykim komisionit disiplinor të Federatës Italiane të futbollit për procesin e dytë të drejtësisë sportive të skandalit të basteve.
Konte
Conte hetohet për moskryerje denoncimi në lidhje me ndeshjet NovaraSiena të 1 majit 2011 dhe AlbinoLeffe – Siena të 29 majit 2011. Prokuroria konsideroi se nuk kishte në dispozicion elementët e nevojshëm për të proceduar me akuzën e iligjitimetiti sportiv,pra thyerjen e kodit sportive me synim manipulimin e ndeshjes një frymëmarrje kjo për Conten pasi në këtë mënyrë redukton rrezikun e një skualifikimit të gjatë ndërsa me akuzën e moskryerjes së denoncimit maksimumi i penalizimit që parashikohet është një skualifikim prej dy vjetësh por është më i mundshëm një pezullim prej 3-6 muajsh. Konte do të dalë përpara Komisionit Disiplinor në datën 1 gusht në Romë.
Bonuçi
Më e rëndë është situata e Leonardo Bonuçit; mbrojtësi i Juventus u dërgua për gjykim me akuzën e ilegjitimitetit sportive ashtu si dhe Daniele Portanova, Andrea e Salvatore Masiello, Alessandro Parisi dhe Nicola Belmonte. Faktet që i implikojnë kanë të bëjnë me ndeshjen UdineseBari të 9 majit 2010, kur futbollistët në fjalë që në atë kohë luanin te Bari dyshohet se në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë kanë kryer akte të drejtpërdrejta për të kushtëzuar rrjedhën dhe rezultatin e ndeshjes në funksion të një rezultati me më shumë se tre gola në barazim mes dy skuadrave. Gjithmonë në lidhje me faktet për UdineseBari dërgohet për gjykim dhe Simone Pepe që në atë kohë luante për friulianët. Akuza për të është më pak e rëndë, moskryerje denoncimi pasi nuk ka kryer detyrën e tij për të informuar prokurorinë federale duke mos denoncuar faktet për të cilat ishte në dijeni për kryerjen e ilegjitimitetit sportive. Mes të hetuarve rezulton dhe Marco Di Vaio, moskryerje denoncimi dhe për ish sulmuesin e Bolonjës në lidhje me takimin Bologna Bari të 22 majit 2010.
Klubet që rrezikojnë
Mes klubeve nën akuzë, ato që rrezikojnë më shumë janë Lecce dhe Grosseto, të cilat hetohen për përgjegjësi të drejtpërdrejtë çfarë mund të sjellë dhe zbritjen e tyre nga kategoria. Siena e Erjon Bogdanit rrezikon penalizimin me pikë për përgjegjësi objektive çka do të thotë se nuk rrezikon zbritjen nga kategoria por vetëm disa pikë penalizim për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme jo nga vetë klubi por nga të federuarit, futbollistët e tij në ndeshjet me Novarën, AlbinoLeffen, Torinon, Varesen dhe Piacenzan. Për të hyrë në detaje, Sampdoria dhe Torino dërgohen për gjykim për përgjegjësi të supozuar objektive dhe të dyja skuadrat rrezikojnë ta nisin me penalizim sezonin e ri të serisë A. Më saktësisht Sampdoria sinjalizohet për kryerjen e ilegjitimiteti sportive të ish të federuarit të klubit Stefano Gubberti në ndeshjen BariSampdoria 0-1 të 23 prillit 2011, ndërsa Torino do të përgjigjet për thyerjen e kodit sportive nga ana e ish futbollistit Alessandro Pellicori për ndeshjen Siena Torino 2-2 të 7 majit 2011. Prokuroria mund të kërkojë për të dyja skuadrat nga 2 deri në 4 pikë penalizim. Rrezikon vetëm një gjobë Udinese që dërgohet për gjykim për moskryerjen e denoncimit nga ish futbollisti i klubit Simone Pepe për ndeshjen UdineseBari 3-3 të 9 majit 2010.
Avokati i Kontes: Çështja drejt arkivimit
Avokati i Antonio Kontes, Antonio de Rencis komentoi akuzën për të cilën dërgohet në gjykim në organet e drejtësisë sportive klienti i tij. De Renciz nuk e fshehu kënaqësinë e tij për ridimensionimin e akuzës ndaj Kontes në mosdenoncim. De Rencis kujtoi se me fillimin e hetimeve si nga prokuroria e Gjenovës ashtu dhe nga ajo e Kremonës flitej për skenarë më të rëndë, ndërsa tani me një akuzë të lehtë si ajo e mosdenoncimit ai beson se çështja në drejtësinë sportive do të shkojë drejt arkivimit.
Anjeli: Jemi me Konten, Bonuccin dhe Pepen
Presidenti i Juventusit Andrea Anjeli nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e klubit, deklaroi se Juventusi nuk do ti lërë të vetëm të federuarit e tij. Duke u shprehur optimist në pafajësinë e federuarve të Juves, Anjeli premtoi luftë për pafajësinë e tyre.