Bastet sportive, ndalohen pagesat në cash

Të vendosësh një bast sportiv nuk mjafton vetëm mundësia financiare, por do të duhet të hapësh një llogari personale pranë qendrës ku organizohet loja ose një të tillë pranë bankës. Në të kundërt, organizatori i sallës ku vendoset basti nuk do të lejojë të vendosësh shuma nëse janë në cash (para nën dorë).
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Neni 21 i projektligjit “Për lojërat e fatit” kundërshtohet me forcë të madhe nga shoqëritë e basteve sportive, duke e cilësuar si të padrejtë, ndërsa e cilësojnë këtë ndryshim si mungesë njohje të tregut nga ana e qeverisë.
Pavarësisht sugjerimeve, komisioni ka miratuar projektligjin “Për lojërat e fatit”, i ndryshuar tërësisht sipas koncepteve të Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha duke synuar rritjen e kontrollit mbi këtë sektor.
Përdorimi i parave cash nuk do të lejohet më në qendrat ku vendosen bastet sportive. Kjo vlen si për lojtarin që kërkon të vendosë bast, ashtu dhe për fituesin, duke lejuar vetëm përdorimin e portofolave elektronike, si dhe llogaritë bankare.