Dosja “Basha” në duart e Fatmira Hajdarit
Nga Klodiana Lala Pas dosjes së Hamdi Haklajt, një prej emrave të botës së krimit, shorti elektronik ka ‘zgjedhur’ pikërisht gjyqtaren Hajdari të shqyrtojë kërkesën penale të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha
DURRES-KUKES I PALIGJSHEM
TIRANE-Rastësitë e ndjekin nga pas gjyqtaren Fatmira Hajdari. Pas dosjes së Hamdi Haklajt, një prej emrave më të tmerrshëm të botës së krimit, shorti elektronik ka ‘zgjedhur’ pikërisht gjyqtaren Hajdari të shqyrtojë kërkesën penale të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha. I akuzuari për abuzime me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës, kërkon shpalljen të pavlefshme të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm të çdo veprimi të kryer pas 6 nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë. Seanca është vendosur të zhvillohet mesditën e të enjtes së kësaj jave, ku nuk do të jetë i pranishëm shefi i diplomacisë shqiptare, për faktin se ndodhet për një vizitë njëjavore jashtë Shqipërie. Nëse gjykata i cilëson të paligjshme veprimet e prokurorisë, atëherë ministri Basha ka gjasa t’i shpëtojë akuzës. Duket se shpresat e fundit për ta parë veten të ulur në bankën e të akuzuarve, Lulzim Basha i ka pikërisht te gjykata.
Kërkesa penale
Dy ditë pasi prokuroria i dërgoi fletëthirrje Lulzim Bashës për t’i komunikuar akuzat e ngritura, ky i fundit nisi dhe luftën për ta sfiduar organin e drejtuar nga Ina Rama. Avokati i tij dorëzoi në Gjykatën e Tiranës një kërkesë-penale, duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të veprimeve të prokurorisë. Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën në momentin më të parë, për shkak se bëhet fjalë për afate hetimore. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka caktuar ditën e enjte për të nisur shqyrtimin e kërkesës, ku Lulzim Basha do të përfaqësohet nga avokati i tij. Në bazë të ligjit, Gjykata e Tiranës nuk ka tagrin për të shqyrtuar një kërkesë të bërë nga një deputet i Kuvendit, ndaj ka shumë gjasa që të shpallë moskompetencën dhe ta kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Duket se kjo mënyrë është zgjedhur qëllimisht nga pala mbrojtjes, si një strategji për të sfiduar prokurorinë. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha u hetua për afro një vit për abuzimet e kryera me fondet e Rrëshen-Kalimash së bashku me ish-zyrtarët e këtij dikasteri, Armand Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma. Për Telitin dhe Saraçin, prokuroria pushoi akuzën dhe në bankën e të akuzuarve pritet të ulen Basha dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 232 milionë eurosh.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)