Bastexhinjtë: Hoze Murinjo, favoriti për post-Ferguson
Klima e rëndë që po dominon prej disa kohësh në shtëpinë e Interit, duket se nuk i pëlqen Hoze Murinjos. Sipas disa zërave të ardhur nga Anglia, portugezi mezi pret që të vijë viti 2011 (kur skadon edhe kontrata e tij me zikaltrit), për t‘u rikthyer tek e dashura Premier League. Në fakt, mes bastexhinjve perëndimorë ka shumë prej atyre që e shikojnë në vendin e Sër Aleks Fergusonit: për bastexhinjtë e Viktor Chandler, Murinjo është favoriti (në një kuotë 5 kundër 1) si trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid. Por trajneri portugez i zikaltërve italianë e ndan vendin e parë me trajnerin anglez Martin O‘Neill. Ky i fundit, këtë vit po tenton ta ngjisë Aston Vilën në majat e Premier League. Më pak e mundshme (në kuotën 13,00) duket ardhja e Fabio Kapelos te Junajtid, akoma dhe më poshtë janë italianët e tjerë: Marçelo Lipi (19,00), Karlo Ançeloti (21).