Bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku, MFSK e mohon

(E plotësuar) Ministria e Forcës dhe Sigurisë ka mohaur barstisjen e shtëpisë së ministrit Çeku. Përmes një komunikate, zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala ka thënë se kjo nuk është qëndron.
Po bëjmë përgënjeshtrimin e “lajmit” në disa portale dhe media me titull “Bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku”.
“Po e theksojmë se ky “lajm” është dezinformatë e plotë sepse: 1. Shtëpia në fjalë nuk është e ministrit Agim Çeku por e miqve të tij. 2.Shtëpia e Agim Çekut është në Çagllavicë dhe jo në Matiqan”, thuhet në komunikatën.
---
Shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka qenë cak i bastisjes nga Policia e Kosovës me datën 23 të këtij muaji, ku gjatë një operacioni të gjerë policor, u arrestuan gjithsej tetë persona të dyshuar për “kontrabandim të migrantëve” dhe “krim të organizuar”.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar se, në momentin e bastisjes, në shtëpinë e Çekut në lagjen “Matiqan” të Prishtinës, ka qëndruar një mik i tij, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.
Po ashtu sipas burimeve, hetimet e policisë nuk kanë të bëjnë asgjë me ministrin Çeku.
Operacioni policor i koduar me emrin “Ereniku” goditi një rrjet të gjerë të trafikantëve të migrantëve ku u konfiskuan edhe disa armë.
Sipas policisë, në këtë operacion kanë qenë të përfshitë hetuesit e krimit të organizuar nën udhëheqjen e prokurorit publik.
Hetimet përkitazi me këtë rasti kishin nisur në gusht të vitit të kaluar. Përveç shtëpisë së ministrit Çeku, cak i kontrollimit kanë qenë edhe pesë lokacione të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.
Tetë të arrestuarit, përfshirë edhe miku i Agim Çekut, ndodhën në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre u është caktuar masa e paraburgimit./Indeksonline/