E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama emëron ministër, burrin e ish- gruas së tij

Ministri i radhitur si i fundit në listën e publikuar të Qeverisë së re të Edi Ramës, ai i Çështjeve Vendore, Bled Çuçi, është bashkëshorti aktual i ish – gruas së Edi Ramës Delina Fico, bëjnë të ditur burime të Indeksonline. 

Bled Çuçi ishte i angazhuar në Partinë Socialiste si ekspert i zgjedhjeve. Ndërkaq, Ministria për Çështje Vendore nuk ka ekzistuar më herët në Shqipëri.

Qeveria Rama, përbëhet prej 19 ministrive.

Edi Rama dhe Delina Fico kishin jetuar bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare. Ata asnjëherë nuk kanë folur për arsyen e ndarjes së tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›