E Diel, 1 Nëntor 2026

Supermen, ku je për të ndalur korrupsionin në Shqipëri?

Për gazetën amerikane Huffington Post, beteja ndaj korrupsionit në Shqipëri është barrë shumë e rëndë, e këtë, ironia e titullit të zgjedhur për artikullin kushtuar Shqipërisë e dëshmon qartë: 'Supermen, ku je? shkruhet aty si per të treguar se vetëm një super-njeri mund ta zgjidhë problemin kronik.

Kryeministri i posazgjedhur Edi Rama ka trashëguar një qeveri dhe në përgjithësi një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike, siç theksohet në shkrim, i ka shteruar financat shtetërore, forcoi lidhjet mes qeverise e mafies dhe krijoi një shtet të drejtuar sipas ligjit të vet.

Për të rimbushur llogarite e zbrazura të Shqipërisë dhe për të tërhequr investimet e nevojshme të huaja, Ramës do t'i duhet ta kthejë luftën kundër korrupsionit në prioritetin e tij kryesor. Por do t'i duhet ndihmë, sipas Huffington Post, që vlerëson se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të përfshihen në mënyrë aktive, t'i japin fund tifozllëkut për qeverisje të mirë e të bashkojnë forcat për të frenuar tentakulat e mafies shqiptare. Artikulli citon një kabllogram të ambasadës amerikane të vitit 2009, publikuar nga Wikileaks, i cili detajonte korrupsionin në nivelin më të lartë dhe i përshkruante disa liderë shqiptarë si "shkelës ligji të kthyer në ligjvënës".

Për zhbërjen e nyjës gordiane kryeministrit të ri, nëse do të zgjedhë rrugën e reformave rrënjësore, do t'i duhet mbështetje ndërkombëtare, vazhdon shkrimi, ndërsa thekson rëndësinë kyçe të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në vend./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›