Aksident i rëndë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se mjeti me targa TR 0221 M, ka dalë nga rruga duke bërë që të dëmtohet rëndë drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët.
Mësohet se në drejtim të makinës së aksidentuar ndodhej Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari, ndërsa si pasagjerë ndodheshin Sazan Çeliku dhe Jovan Basho.
Si rrjedhojë e dëmtimeve të marra tre të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Aktualisht forca të shumta policie kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit./Indeksonline/