Aktivitet kundër punës së fëmijëve në Malishevë

Për nder të ditës ‘’Kundër punës së fëmijëve’’ Dje dhe sot është organizuar aktivitet për të parandaluar punën e fëmijëve në Malishevë.
Në aktivitet janë përfshirë prindër të fëmijëve, të rinjë, dhe fëmijë, Paraprkisht të rinjët vullnetarë kanë mbajtur një trajnim për informacionet bazë, statistika dhe hulumtimin rreth punës së fëmijeve në botë, më pas ata kanë identifikuar shumë punë që bëjnë fëmijët në këtë komunë, dhe kanë organizuar dy ditë aktivitete në parkun e qytetit, për të reflektuar tek të gjithë që të parandalojn punën e fëmijeve, shkruan gazetaditore.
Sipas vullnetarëve, shumë prindër që i kanë takuar rastësisht në aktivitet janë pajtuar me motot e aktivitetit të cilat ishin: Stop punës së fëmijëve, puna e fëmijëve ndalohet me ligj, mos puno mëso etj.
Në ditën e dytë vetë fëmijët i kan vënë vulen aktiviteti me një përshkrim të shënuar në parkun e qytetit ‘’Stop Punes se Fëmijëve’’
I gjithë projekti ështëI mbështetur nga PEN (Peer Educators Networ) Prishtinë./Indeksonline/