E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastisje në shtëpinë e Endrit Shalës, konfiskohen dy armë

Ish-shefit të kabinetit të Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Endrit Shala, i janë konfiskuar dy armë në një bastisje që Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë kryer në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas policisë, armët e konfiskuara janë, një automatike (pa leje) dhe një revole (legale).

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka deklaruar për Indeksonline se, bastisja është kryer në mëngjes dhe se hetuesit me vete kanë marrë disa dokumente dhe armët e gjetura.

“Bastisja tani ka përfunduar, ndërkohë hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se hetimi ka të bëjë në lidhje me dyshimet për korrupsion që përfshinë krim të organizuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›