Luma: Lojë shtrigash kundër AAK-së në Dukagjin

Pas publikimit të lajmit se gjashtë zyrtarë të lartë të Gjakovës, përfshirë kryetarin Pal Lekaj, janë në listën e të dyshuarve për tjetërsimin e më se 130 pronave të paluajtshme, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.
Përmes një shkrimi, në rrjetin social “Facebook”, Luma ka thënë se AAK-ja në Dukagjin po sulmohet nga njerëz që “koha u ka devalvuar politikisht”. Ai e ka quajtur këtë një lojë shtrigash kundër AAK-së.
“Pikat e forta te AAK-se ne Dukagjin po piketohen qellimisht nga ata qe koha e i ka devalvuar politisht, nga reliktet rivale te deridjeshme te Aleances. Gjakova, bashke me te gjitha komunat e Dukagjinit, veçanerisht, jane bastione te AAK-se. Dhe te tilla do te jene. Loja e shtrigave kunder pikave te forta te AAK-se, do te deshtoje. Do te fitojne Aleanca dhe qytetaret e vendit tone. Kesaj vjeshte, kjo qe thashe do te vuloset”, ka shkruar Luma në “Facebook”.
Një ditë më parë, akuzat kundër Lekajt, ai i quajti “Luftë sorrash e kukuvajkash kundër Pal Lekajt dhe qeverisjes më të mirë lokale në Kosovë”./Indeksonline/