VV: Blerësi i PTK-së nuk i plotësoi kushtet

Lëvizja Vetëvendosje mendon se kompania fituese e për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, “Axos”, nuk i ka plotësuar kushtet siç kanë qenë të parapara në tender.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, shfaq dyshimet se prapa këtij procesi janë të përfshira edhe kompani vendore që janë të lidhura me PDK-në. Në këtë drejtim, ai ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë se cilat kompani vendore janë pjesë e këtij procesi.
Ahmeti duke i komentuar deklaratat e ambasadave në Kosovë, asaj amerikane, britanike dhe gjermane, ka thënë se nëse kompanitë e përfshira në këtë privatizim vijnë prej këtyre shteteve, është e natyrshme që ato të dalin në mbrojtje të interesave të shteteve prej nga vijnë, pasi që ky është edhe roli i tyre./Indeksonline/