E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES PDK kagjasate rimarreqeverisjen ne Kosove

LUBJANEuml- Instituti Nderkombetar per Studime Ballkanike IFIMES ka bere nje analize lidhur me zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove dhe koalicionimet e mundshme pas ketyre zgjedhjeve. Instituti IFIMES me seli ne Lubjane te Sllovenise ka pershkruar gjendjen e partive politike dhe koalicioneve te reja si dhe parashikimet per formimin e Qeverise se ardhshme.

Sipas hulumtimit te titulluar A do te arrije qe Hashim Thaci me ndihmen e partive serbe te behet kryeminister behet e ditur se PDK ka momentin me te duhur per te fituar keto zgjidhje duke pasur parasysh dobesimin e LDK-se shkuarjen e Ramush Haradinaj ne Hage dhe me kete forcohen shanset per fitore ne keto zgjedhje.
Lidhur me pozicionin e LDK pas zgjedhjeve te saj brenda partiake IFIMES vlereson se lideri i ri Isa Mustafa ka bere dy gabime strategjike. Pritja zhgenjyese per ndryshime rrenjesore ne parti de ndryshimet kozmetike duke mos ofruar figure te re brenda LDK-se. Dhe gabimi i dyte eshte qe nuk ka arritur qe ta mbaje Uke Rugoven brenda LDK-se. Vleresimet jane se nese Uke Rugova do te ishte ne LDK ne rolin e nenkryetarit ky do te ishte nje tandem i fitores vlereson instituti slloven.
Per AAK-ne vleresohet se keto zgjedhje te jashtezakonshme edhe pa pranine e Ramush Haradinaj ne fushate do te jene te suksesshme per kete parti politike.
Lidhur me dy forcat e reja politike qe garojne ne keto zgjedhje FER dhe Vetevendosje Instituti Slloven shkruan se keto dy parti tubojne nje numer te madh te votuesve te rinj dhe te papercaktuarit per asnje parti tjeter politike.
Gjithsesi pritet te jete e sigurt se Qeveria e re e Kosoves veshtire se do te formohej pa njeren prej ketyre dy forcave politike.

Edhe forcat politike serbe do te kene rolin e tyre ne keto zgjedhje edhe perkunder thirrjes se Beogradit zyrtar per te mos dale ne votime. Sipas IFIMES serbet pas zgjedhjeve sipas shume paralajmerimeve do te koalicionojne me PDK-ne.
Instituti Nderkombetar IFIMES ne raport vlereson se keto zgjedhje do te japin edhe pergjigjen se a do te paraqitet nje lider shqiptar i cili do te jete ne gjendje per te integruar rreth 20 per qind te territorit te Kosoves i cili nuk eshte nen kontrollin e Qeverise se Kosoves por nen kontrollin e Beogradit dhe se ky territor a do te jete nen ombrellen e Kosoves apo gjithmone do te jete i humbur.
m.a/kohaditore/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›