Bastoret, fat apo fatkeqësi për kosovarët?

Nga Ejup LLUMNICA
Përderisa drejtuesit e teatrove, të galerive apo edhe të skuadrave të ndryshme sportive në Kosovë ankohen për shikueshmëri të vogël, ndërsa lokalet e ndryshme tregtare për klientë gjithnjë e më të paktë, kjo nuk mund të thuhet edhe për bastoret sportive të vendit. Të mërkurat, të shtunat dhe të dielat (jo vetëm këto ditë) janë ditët ku adhurues të basteve "vërshojnë", aty ku shpresojnë për të fituar ndonjë euro, për të provuar fatin apo ndoshta edhe për të treguar, nëse janë parashikues të mirë apo jo. Aty sheh njerëz të moshave të ndryshme, të rinj, të moshës së mesme, njerëz në moshë të shtyrë, apo edhe fëmijë. Një makiato dhe një cigare e ndezur para vetes, po edhe fletushka (bilteni, shprehur me fjalorin e bastoreve), janë "mjetet" e bastexhinjve, ndërsa nëpër kokat e tyre vërtiten lloj-lloj kombinimesh (1, X, 2, 1-1, 1-2, 2-2, 2-1...), të cilave ''natyrisht" duhet përgjigjur. Reali, katastrofa e javës Janë të shumtë ata që i gëzohen fitoreve të skuadrave si Real Madrid, Barcelona, Inter, Manchester United…, skuadra këto që posedojnë më së shumti adhurues në botë, mirëpo ka edhe të atillë që më padurim e presin dështimin e tyre, dhe për të vetmen arsye, humbja e tyre sjell fitim tek ta. Fjala është për pronarët e bastoreve sportive, të cilat në Kosovë, sidomos nga viti i kaluar, kanë mbirë si "kërpudhat pas shiut" dhe posa të futesh në lokalet e tyre të mbushet mendja se vetëm këtu mund të arrish të fitosh para. "E patë cka bëri Reali, humbi në vend të vet. Katastrofë a?!", thotë i mllefosur një bastexhi. "Jo vetëm Reali, por këtë javë të gjitha kanë qenë katastrofë", i bashkohet vlerësimit të tij një tjetër që kishte dështuar po ashtu në bastin e vënë. Janë këto vetëm nga disa komentet që bëhen në lokalet ku vihet basti për ndeshjet sportive. Bastoret për dikë me fat, për dikë të pakapshme Vlen të qëndrosh vetëm disa minuta dhe të kuptosh se kosovarët vërtetë e duan futbollin pa masë, ose së paku shpresojnë se kanë fat të madh. "Për dallim nga lojërat tjera të fatit, kjo është dicka shumë transparente. E vënë bastin dhe mund ta shikosh ndeshjen në televizor, ndoshta ka ndonjë ndeshje ku bëhen marrëveshjet, por nuk e besoj se nga gjithë këto cifte të gjitha janë të kurdisura", thotë Fazliu, i cili kishte ardhur në bastore për ta provuar fatin. "Zakonisht luaj 2-3 tiketa, me nga 1 ose 2 euro, më shumë nuk kam provuar. Kam pas fatin që 3 herë të qëlloj, edhe pse jo me shuma të mëdha", thekson ai. "O kot është. Nëse nuk fut pare të madhe është shumë vështirë të qëllosh", ndërhyn një tjetër, i cili ishte në tavolinën tonë. "Unë për vetë luaj më shifra të mëdha dhe fitoj shpesh. Sa herë kam luajtur me 1 ose 2 euro kurrë nuk e kam qëlluar", thekson flokëthinjuri, i cili nuk dëshiron ta tregojë emrin, për shkak se pastaj do e kuptojë gruaja dhe do t'i ketë punët pisk. Arsye interesante!. Sido që të jetë, një interesim kaq i madh për të luajtur në bastore, nuk dihet prej nga vjen. Ndoshta, kushtet e vështira materiale në Kosovë, po i shtyjnë këta njerëz që këtu të kërkojnë ndonjë fitim, mirëpo ajo që sigurt dihet, fitimtarët më të mëdhenj dalin pronarët e bastoreve. Sipas informative tona jozyrtare për festën e Vitit të Ri, vetëm një bastore ka pasur të hyra prej 55 mijë eurove, ndërkaq për fituesit kanë ndarë vetëm për 5 mijë euro. Kjo është llogaria më e thjeshtë se kush është fitimtari kryesor. Futbollistët bastexhinjë Nuk janë të rralla rastet kur bastoret vizitohen edhe nga futbollistët aktivë që luajnë në elitën e futbollit kosovar. Në vendet me futboll të zhvilluar, një gjë e tillë për futbollistë është e ndaluar, e sidomos vënia e bastit për ekipet ku luajnë. Nëse një gjë e tillë vërtetohet, atëherë futbollisti mund të jetë në telashe shumë të mëdha. Edhe pse ne në kohën sa ishim në lokalin e bastores "Favorit", një vend shumë i vizituar, nuk pamë asnjë futbollist tek vë bast. Megjithatë, nga bashkëbiseduesit tanë u konfirmua se edhe ata mbushin tiketën me parashikimet e tyre. Gjithsesi kjo nuk duhet të shihet me sy të keq, pasi që futbolli ynë nuk figuron në biltenet e këtyre bastoreve, andaj edhe është e pamundshme që kjo , të ndikojë në ndonjë parregullësi në garat tona. Nëse analizojmë mirë këtë gjë, atëherë nuk mund të gjykojmë se, vënia e basteve është e dëmshme, apo në njëfarë forme mund të ketë ndikim të keq tek të rinjtë. Përderisa me veprime të tilla, nuk shkohet në ekstrem (shifra të mëdha), lojën në bastore mund ta quajmë edhe si argëtim. Në bastore edhe skuadrat kosovare Përderisa në biltenet që ofrojnë bastoret tona i sheh të gjitha kampionatet e futbollit në të gjitha kontinentet, bastexhinjtë mund të vënë bast edhe në ndeshjet e hokejit, të cilat për ne duket të jenë shumë të paparashikueshme. Me sa dimë ne për herë të parë në bastoret tona është futur një ndeshje e skuadrave kosovare, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Besës. Në bastore ofrohet edhe gara e qenve. Derisa ne ishim në një bastore një i ri "argëtohej" me qentë, të cilët atij ia "hëngrën" 20 euro, ndërsa pak para se të largohej, tërë mllefin tij e shfryu me një sharje drejtuar qenve. Cka të luaj? Një makiato dhe një cigare e ndezur para vetes, po edhe fletushka (bilteni, shprehur me fjalorin e bastoreve), janë "mjetet" e bastexhinjve, ndërsa nëpër kokat e tyre vërtiten lloj-lloj kombinimesh (1, X, 2, 1-1, 1-2, 2-2, 2-1...), të cilave ''natyrisht" duhet përgjigjur. Në bastore edhe garat e qenve Në bastore ofrohet edhe gara e qenve. Derisa ne ishim në një bastore një i ri "argëtohej" me qentë, të cilët atij ia "hëngrën" 20 euro, ndërsa pak para se të largohej, tërë mllefin tij e shfryu me një sharje drejtuar qenve. Për Vitin e Ri 55 mijë euro Sipas informative tona jozyrtare për festën e Vitit të Ri, vetëm një bastore ka pasur të hyra prej 55 mijë eurove, ndërkaq për fituesit kanë ndarë vetëm për 5 mijë euro. Kjo është llogaria më e thjeshtë se kush është fitimtari kryesor.