Kridens Meta, “bilbili” i Dinamo-Vllaznia

Albania-Sport - Kridens Meta dhe dy ndihmësit e tij, Denis Rexha dhe Genc Maloku janë të përzgjedhurit e shortit të takimit më të rëndësishëm të javës së 19-të Dinamo-Vllaznia, dy ekipeve që ndodhen përkatësisht në vendin e pestë dhe në vendin e katërt.
Kjo u mësua sot, pasi shorti ka përcaktuar gjyqtarët dhe asistentët për ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit kombëtar të futbollit të Kategorisë Superiore. Ndeshjet do të luhen të gjitha ditën e shtunë në oren 13.30.
Ciftet dhe gjyqtarët janë si vijon:
Luftëtari – Tirana
Sh. Guce, F. Elezi, G. Qirici
Dinamo – Vllaznia
K. Meta, D. Rexha, G. Maloku
Partizani – Kastrioti
L. Jemini, R. Zhuli, P. Gozhaj
Apolonia – Elbasani
M. Metohia, E. Doda, F. Lamaj
Teuta – Shkumbini
A. Janku, A. Lamce, A. Pregja
Besa – Flamurtari
T. Latifi, E. Bicaku, D. Koreshi