Edhe Përparim Hetemaj braktis Shqipërinë A

Albania-sport - Për mbrojtësin shqiptar me pasaportë finlandeze Përparim Hetemaj, që aktivizohet në radhët e AEK-ut të Athinës, duket se sezon ka përfunduar. Ai është dëmtuar rëndë gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar të mërkurën në Skoci midis Skocisë dhe Finlandës. Lajmi bëhet i ditur nga siti uefa.com
20-vjecari Hetemaj që bëri një përshtypje të jashtëzakonshme për AEK në katër ndeshjet e Ligës së Kampioeneve, la skuadrën në minutën e 22 në barazimin 2-2 me Skocinë takim i luajtur në stadiumin e Kilmarnock.. Për ish-lojtarin e HJK Helsinki, kjo ishte hera e parë që thirrej nga trajnerin Roj Hodgson në ekipin e parë A. AEK do të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Paris Sën Zhermenit në cerkefinalet e Kupës UEFA
Pak ditë më parë, gjatë një interviste për Albania-sport.com, trajneri i Shqipërisë, Oto Baric ishte shprehur se kishte marrë një telefonatë nga babai i Përparimit, duke pohuar si lojtari kishte shprehur dëshirën të bashkohej me Shqipërinë. Por, ndoshta në të vërtetë mund të ketë qenë vëllai i Përparimit, Mehmet Hetemaj. Kjo mbetet për t'u verifikuar.