Basturk në Blackburn

Blackburn ka bërë një “gjuajtje” interesante, në prag të përfundimit të afatit kalimtar të janarit. Në fakt, klubi anglez e ka përforcuar mesfushën e vet me futbollistin turk Yildiray Basturk.
31 vjeçari do të luajë në kampionatin anglez, Premierliga, së paku deri në qershor, ngase Rovers e huazuan atë për gjashtë muaj nga klubi gjerman Stuttgart, i cili nuk duket të jetë shumë i interesuar ta mbajë më përfaqësuesin turk.